Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Twitter në video nga shkallët e Kryeministrisë, ku duken pasojat nga protesta e djeshme e opozitës.
Nëpër shkallë kanë mbetur njolat nga tymueset që disa protestues hodhën drejt Kryeministrisë.
Ndërsa në video dëgjohet edhe zëri i kryedemokratit Sali Berisha gjatë një fjalimi.
DJE zhgarravinat e revolucionit🤡
— Edi Rama (@ediramaal) February 12, 2023
SOT dushi i regjimit🚿
NESËR nis një javë e re punësh të mira👌 pic.twitter.com/34UxIEPjGt
“Dje zhgarravinat e revolucionit. Sot dushi i regjimit. Nesër nis një javë e re punësh të mira”, shkruan Rama krah videos.