Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se ndryshimi në vend do ndodhë përmes protestës dhe votës së lirë.
Meta ka publikuar në Facebook një video nga protesta e djeshme, ku shkruan se ndryshimi do të vijë me çdo çmim dhe do largohet ky regjim i kalbur dhe antipopullor.
Postimi i Ilir Metës:
Ndryshim me çdo çmim, përmes protestës dhe votës së lirë, për të larguar njëherë e mirë këtë regjim të kalbur, antipopullor dhe antikombëtar.