Berisha: Ndërtesat e tërmetit si kotecë, është vjedhur të paktën 70%

Shqipëria

Berisha: Ndërtesat e tërmetit si kotecë, është vjedhur të paktën 70%

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 20:14
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë në një takim me krerët e degëve në selinë blu, se në rindërtimet e tërmetit ka pasur të paktën 70% vjedhjen

Berisha tha se kryeministri Edi Rama përdor mediat për të mbuluar vjedhjet e tij.

Shkoni te ndërtesat e këtij për tërmetin, kotecë të vërtetë. Po pse, 70% ai i vjedh. Keni ekspertë shkoni e mateni. Minimumi 70% i ka vjedhur. Shkoni në Vaqarr, në Prezë, kudo.

Ai përdor mediat për të mbuluar vjedhjet e tij nga mëngjesi në darkë. Nuk e di se si ai shëtit mes nesh, është turp i madh. Taksa e arsimit, prisni kur të thotë taksa e arsimit apo e dijes. More hajdut ti nuk meriton të dalësh nga shtëpia në rrugë”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat