E rëndë në Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Shqipëria

E rëndë në Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku një shtetas ka përplasur me makinë për vdekje një këmbësor.

I pagosur është dërguar në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i makinës është shoqëruar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në hyrje të qytetit Lezhë, konkretisht në afërsi të “Kryqëzimit të Shëngjinit”, shtetasi N. S. duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një këmbësor të gjinisë mashkull, akoma i paidentifikuar, i cili është dërguar në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat