Një hotel në Sarandë është shembur plotësishtë gjatë natës si pasojë e një shpërthimi me tritol.
Hoteli mësohet se është në pronësi të dy personave të cilët që nga 2022 kanë probleme dhe janë në proces gjyqësor.
Sasia e tritolit është vendosur në kolonat e brendshme të hotel “Bizantit” në Sarandë.
Sipas policisë, personi që ka vendosur sasinë e tritolit ka pasur njohuri për shpërthime të kësaj natyre.
Ka dyshime se hoteli është hedhur qëllimisht në erë nga njëri nga pronarët, të cilët janë në konflikt me njëri-tjetrin dhe aktualisht ndodhen në proces gjyqësor në gjykatën e Sarandës.
Hoteli është në pronësi të Spiro Çabirit, por ky i fundit ka konflikt me një shtetas grek Dhimitër Evangjeliu.
Hoteli dykatësh funksiononte vetëm gjatë muajve të verës, ndërsa në dimër qëndronte i mbyllur.