Ndërpritet seanca parlamentare
Pas shumë trazirave në parlament me tone të larta, ndërprerje fjale dhe fishkëllima, kjo seancë nuk mundi të vazhdojë më gjatë, duke u ndërpre nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.
Opozita bllokoi foltoren, ndërsa Nikolla pati debat të ashpër me demokratët.
Ndërkohë deputeti Flamur Noka i binte pa pushim bilbilit.
Gjithashtu edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli me tone të ashpra në foltore, ndërsa iu bashkua protestuesve.