Deputeti i PD Flamur Noka, gjatë fjalës së tij, u shpreh se opozitës i është mbyllur goja, diçka që sipas tij nuk ka ndodhur kurrë në historinë e parlamentit. Pas kësaj, ai ka vijuar që t’i fryjë një bilbili teksa radhën për të folur e kanë pasur deputetët e PS.
“Këtu ka pasur edhe plumba në këtë parlament, por kurrë fjala nuk është ndaluar. Kurrë opozitës nuk i është mbyllur goja. Çfarë kemi ne si opozitë? Ne vetëm një gjë kemi, fjalën. Këtu na kërkoni të na ndaloni edhe çfarë, një ish-ministre (Anila Denaj) që ia kanë mbyllur gojën për të folur…”, u shpreh ai.
Më pas ka reaguar kryeparlamentarja Lindita Nikolla e cila i ka hequr fjalën.
“Ta heq fjalën. Nuk të lejoj zoti Noka. Nuk të lejoj të vijosh me shpifje të rënda. Nuk është për procedurë”, u shpreh Nikolla.