“Jam përgjuar nga Obama”, Berisha: Emri im ishte në listë. Një ambasador më erdhi më erdhi në zyrë dhe…

Shqipëria

“Jam përgjuar nga Obama”, Berisha: Emri im ishte në listë. Një ambasador më erdhi më erdhi në zyrë dhe…

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 21:44
Sali Berisha

Kreu i Partisë Dekoratike Sali Berisha ka deklaruar se ka qenë një nga personat e përgjuar gjatë administratës “Obama”.

I ftuar në “Top Story”, Berisha u shpreh se në kohën që ishte në pushtet kishte urdhëruar që asnjë ambasador i vendeve të NATO-s të mos përgjohej.

“Më vjen një herë një ambasador. I kam thënë po të regjistruam ne ty do të thonë po të regjistron një vend armik se urdhri im ishte të mos përgjohej asnjë ambasador i NATO-s. ndërkohë unë jam përgjuar nga Obama.

Kanë dalë listat. Mes tyre ishte edhe emri im. Obama kishte kërkuar dhe regjistrimin tim.”, ka deklaruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat