Ish-deputeti i PD-së Azgan Haklaj ka deklaruar se Partia Socialiste dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bën përpjekje për të inkriminuar ish-kreun e PD-së Lulzim Bashën për “21 Janarin”.
Në një intervistë televizive, ai tha se dorëzuan dy akt-padi në SPAK për të akuzuar Bashën, veprim i cili sipas tij ishte përpjekje për të goditur opozitën.
“Pati një përpjekje të PS dhe të ministrit Manja për të inkriminuar përsëri Bashën për 21 janarin.
PS dhe Manja për të përforcuar këtë akuzë, bën dhe dy aktpadi për të akuzuar Bashën. SPAK ia ktheu për moskompetencë Prokurorisë Tiranës. Pra ishte një përpjekje e PS dhe Manjës për të goditur opozitën”- tha ai.