Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritan Hoti ka folur për faktorë të jashtëm dhe të brendshëm, të cilat mund të sjellin një destabilitet në Shqipëri. Në një intervistë për Euronews Albania, Hoti u shpreh se nëse drejtësia e re nuk do të funksionojë, mund të ndikojë në dinamikën e situatave të brendshme në vend.
Lidhur me faktorët e jashtëm, Hoti deklaroi se në Shqipëri nuk ka rusofilë, por rreziku qëndron te politikanët shqiptarë.
“Shqipëria, si një vend anëtar i NATO-s, e ka të garantuar sigurinë e saj kombëtare. Por në Shqipëri ka një rrezik. Shqipëria nuk ka arritur të realizojë atë që quhet një vetë administrim demokratik institucional. Populli shqiptar është pro-amerikan dhe pro-perëndimor, por është i paaftë të prodhojë lëvizje etiko-politike që mund të ndryshojë gjendjen e brendshme institucionale.
E gjitha varet sesi do të zhvillohet drejtësia e re. Këtu është rreziku për Shqipërinë, jo një rrezik që vjen nga jashtë, dinamika e situatave të brendshme. Në Shqipëri nuk ka shtrat sepse në Moldavi dhe në Mal të Zi ka lloj shtrati në segmentë të caktuar të popullsisë. Pikë e bashkimit është jo vetëm rusofilia, por përdorii i gjuhës ruse. Në Shqipëri nuk ka rusofilë, mund të ketë eksponentë të politikës shqiptare që mund të përdorin mekanizma manipulues për dinamikat zhvilluese të vendit”, theksoi ai.