Berisha: Kim dhe Palmer prisnin me padurim fitoren e Ramës

Shqipëria

Berisha: Kim dhe Palmer prisnin me padurim fitoren e Ramës

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 14:25
Sali Berisha

“Yuri Kim dhe Matthew Palmer prisnin me padurim fitoren e Edi Ramës”. Kështu u shpreh Sali Berisha në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike.

“Me çfarë meritash? Se e shndërroi Shqipërinë në narkoshtet? Që nxori të dhënat private të qytetarëve dhe ia dha partisë së tij? A ishin të paguar nga Edi Rama apo jo, nuk e di, por realiteti është ky dhe ne duhet ta themi në sy realitetin.

Çdo shqiptari, u luajt me fatet e tyre. Askush nuk e përcakton fatin më shumë se vota. Ky qëndrim u mbajt vetëm për të shtypur opozitën shqiptare dhe për të ndihmuar një regjim kleptokratik, një narkoregjim”, tha Berisha.

“Ndaj, e konsideroj jetik këtë dialog, shtëpi më shtëpi, derë më derë, me çdo qytetar, pavarësisht bindjeve të tij politike”, shtoi kreu demokrat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat