Kanë rinisur sot kërkimet në lumin Seman për të riun Mateo Lika, fati i të cilit ende nuk dihet.
Makina tip “Golf” të cilën 26-vjeçari e kishte marrë me qira, dyshohet se ra në ujë pas përplasjes me parmakët e hekurt të urës së Mbrostarit, në Fier.
Kjo gjë ka bërë që polumbarët e forcave renea të rikthehen dhe të bëjnë kontrolle përgjatë gjithë rrjedhës së lumit.
Por pavarësisht kësaj, ekipi i shpëtimit ende nuk ka gjetur asnjë gjurmë të makinës dhe të të riut, i cili rezulton i zhdukur prej afro një muaji.