Gjatë viteve të fundit, përveç ngjarjeve të tjera kriminale, një shqetësim për vendin tonë janë bërë shpërthimet me eksploziv.
I ftuar në emisionin “Zona Zero”, ish-ushtaraku Foto Duro deklaroi se ka një trend në rritje të këtyre incidenteve, aq më shumë në momentet kur situata politike në vend nuk është e qëndrueshme por është e përfshirë nga kriza dhe debate të forta.
“Ka një trend rritës të këtyre incidenteve. Do shohim dhe një rritje të mëtejshme në muajt në vijim. Disa nga rastet shkojnë në linjë me raste krizash në politike. Sa herë që kemi rritje të debateve në Shqipëri këto incidente rriten. Qoftë në zgjedhjet e vitit 2017 apo dhe në vitin 2021.
Sa herë kemi rritje të tensioneve politike, do kemi rritje të incidenteve me shpërthime, ose me raste kriminale. Kemi mitingjet, organizime, që i jep hapësirë krimit për tu shfaqur.”- tha Duro.