Pas 6 muajsh në koma 22-vjeçarja keniane Joy Ayoko, e humbi betejën me vdekjen që nga 14 gushti i vitit të shkuar kur u gjend me pak shenja jeta poshtë banesës së saj në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë ku jetonte me disa mikeshat e saj.
Gazetarja Anduena Llabani tha në emisionin Now në Euronews Albania se vdekja e kenianes u mbulua me mister nga policia.
Ajo tha se policia e fshehu këtë ngjarje për 3 muaj me radhë.
Sipas saj, fakti që policia e mbajti të fshehtë këtë ngjarje për tre muaj do të thotë se njerëz të tjerë fshihen pas asaj ngjarjeje që ende vazhdojnë të mbrohen.