Vijnë dozat e tjera të vaksinës ndaj HPV, Manastirliu: Rritet ndërgjegjësimi tek vajzat dhe prindërit

Shqipëria

Vijnë dozat e tjera të vaksinës ndaj HPV, Manastirliu: Rritet ndërgjegjësimi tek vajzat dhe prindërit

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 11:50
Ministrja Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bashkë me drejtues dhe ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik, panë nga afër procesin e vaksinimit kundër HPV të vajzave 13-vjeçare në Qendrën Shëndetësore nr.6 në Kombinat.

Duke e vlerësuar me një përthitje të lartë këtë vaksinë, Manastirliu bëri me dije se kanë ardhur dhe janë shpërndarë në sistemin e kujdesit parësor sërish 2 mijë doza vaksinash të tjera ndaj HPV.

“Ne do të vijojmë fushatën kombëtare të vaksinimit kundër HPV dhe që në muajt e parë të aplikimit të vaksinës janë 2400 vajza të cilat janë vaksinuar dhe kemi patur një përthitje maksimale të vaksinave. Ndërkohë që kemi tashmë të mbërritura 2000 vaksina të tjera, të cilat menjëhërë janë shpërndarë në të gjithë territorin. Përfshirja e kësaj vaksine në Kalendarin Kombëtar të Vaksnimit e bën tashmë vaksinën të aksesueshme nga i gjithë targeti përfitues, që janë vajzat 13-vjeçare”, – tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u shpreh se kjo ishte një arritje në mbrojtje të shëndetit të vajzave, teksa tha se është rritur ndërgjegjësimi për kryerjen e vaksinës ndaj HPV.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat