Komisioni i Etikës ka përjashtuar nga Kuvendi deputetët e Partisë Demokratike, Sali Berishën, Flamur Nokën, Belind Këlliçin dhe Edi Palokën. Dy të fundit janë dënuar me nga pesë ditë që mos të marrin pjesë në seancë, ndërsa Berisha dhe Noka me dhjetë ditë.
Kjo masë vjen pas kaosit dhe zhurmës, që ata krijuar në seancën e fundit parlamentare.
Kujtojmë këtu, që Flamur Noka tentoi t’u ndalonte fjalën deputetëve të Partisë Socialiste duke i rënë bilbilit.
Kjo bëri, që në seancën e së hënës, pas kërkesës së kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla senca plenare u mbyll.