Tensione e kaos, kështu përfundoi protesta e opozitës

Shqipëria

Tensione e kaos, kështu përfundoi protesta e opozitës

Nga: Bota sot Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 09:32 Përditësuar në ora: 10:08 më 16.02.2023
Pamje nga protesta

Grupi Parlamentar i PD-së merr porositë e fundit nga Berisha dhe niset drejt Kuvendit

Pasi kryetari i PD-së, Sali Berisha dha porositë e fundit për deputetët demokratë, Grupi Parlamentar i PD është nisur drejt Kuvendit.

Atje do të mbahet seanca plenare dhe paralelisht protesta e opozitës.

Një pjesë e deputetëve, të shoqëruar nga përkrahës të tyre që do i bashkohen protestës, kanë dalë nga selia e PD dhe i janë drejtuar me këmbë Kuvendit. Ndërkohë, Berisha nuk ka dalë ende nga selia blu.

Sot në orën 10:00 do të nisë seanca plenare dhe protesta e dytë e opozitës.

Protesta e opozitës/ ‘Blindohet’ Kuvendi, RENEA dhe FNSH në gatishmëri

Teksa sot në orën 10:00 pritet të nisë protesta e opozitës, policia ka marrë masa në kuadër të ruajtjes së sigurisë.

Sipas informacioneve, rreth 1000 efektivë policie janë në gatishmëri. Gjithë perimetri i godinës së seancave plenare do të jetë i rrethuar me uniforma blu, ndërsa në të gjithë zonën janë shtuar masat e sigurisë.

Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”, ndërsa ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA do të jenë të dislokuara në pjesën e anësore të parlamentit. Forca të shumta të policisë si dhe efektivë të Gardës janë dislokuar edhe në pjesën anësore nga krahu i “Pedonales” nga pritet të bëhet edhe hyrja e deputetëve.

Policia do marrë masa edhe për bllokimin e rrugëve, ku rreth orës 09:30 do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat