“Armën e kam gjetur diku”, çfarë deklaroi në Polici 17-vjeçari që plagosi shokun në Kurbin

Shqipëria

“Armën e kam gjetur diku”, çfarë deklaroi në Polici 17-vjeçari që plagosi shokun në Kurbin

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Në Gjykatën e Kurbinit pritet të njihet sot me masën e sigurisë 17-vjeçari, i cili plagosi me pistoletë pak ditë më parë një nxënës shkolle të gjimnazit “At Shtjefën Gjeçovi”. Gazetari i ABCNEWS, Ahmet Zani ka zbardhur deklarimet e të miturit para policisë.

Sipas dëshmisë, i riu pretendon se arma nuk është e tij, por e ka gjetur diku dhe se nuk kishte qëllim ta qëllonte bashkëmoshatarin. Nga ana tjetër, i plagosuri ndodhte në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Ai ka deklaruar para policisë se armën e ka gjetur diku, por ka thënë se nuk ka pasur qëllimta plagoste.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Është hequr plumbi që ka pasur në këmbë dhe është në trajtim në spitalin e Traumës në kryeqytet”, raporton gazetari, referuar dëshmisë së adoleshentit në Policinë e Kurbinit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat