Një tjetër deputet i PD është përjashtuar sot nga seanca plenare pasi i ka rënë bilbilit dhe ka bllokuar foltoren e parlamentit.
Bëhet fjalë për Edmond Spahon.
Gjithashtu deputeti është gjobitur, duke iu hequr dita e punës. Vendimin ia ka bërë të ditur nënkryetarja e shumicës parlamentare, Ermonela Felaj, që drejton seancën plenare të ditës së sotme.
Bashkë me Spahon shkon në 13 numri i deputetëve të PD që janë bllokuar nga seancat plenare.
Deputetët e PD të përjashtuar më herët janë Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati.