Meta: Protestat nuk do të ndalen deri në largimin e Ramës dhe triumfin e pluralizmit politik

Shqipëria

Meta: Protestat nuk do të ndalen deri në largimin e Ramës dhe triumfin e pluralizmit politik

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 17:42
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se protestat nuk do të ndalen deri në largimin përfundimtar të kryeministrit Edi Rama dhe rivendosjen e fjalës së lirë.

Përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë një video të shkurtër nga fjala e tij në protestë, Meta thotë se shumë shpejt në sallën e kuvendit do të gjëmojë fjala e lirë.

“Kjo protestë shumë shpejt po jep dhe do të japë rezultatet e saj të mrekulleshme. Jam i bindur se në këtë mënyrë demokratike e europiane, në sallën e Kuvendit shumë shpejt do të gjëmojë fjala e lirë, do të rivendoset llogaridhënia dhe drejtësia nuk do të jetë më në xhepin e Ramës, përgjegjëse kryesore për të gjithë këtë korrupsion prej milarda eurosh”, shprehet Meta në videon e ndarë nga protesta.

Reagimi i Metës:

Protestat nuk do të ndalen. Rezistenca qytetare e shqiptarëve nuk do të ndalet deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës, deri në triumfin e pluralizmit politik, demokracisë dhe llogaridhënies.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat