Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha nga studio e Panorama TV, deklaroi se “3 marsi do jetë premtja e zezë për Ramën”.
Ai u shpreh se “sa më shumë që kryeministri t’ia zgjasë vetes agoninë, aq më keq do jetë për të.”
Lisandër Hoxha: SPAK është departament i PS. Për një mjek në spital për korrupsion bëjnë spektakël, kur vjen puna për zyrtarë të lartë, veprimet vonojnë, Kur vjen puna për Ramën nuk guxojnë. Kjo është drejtësia. Kemi një faj ne si opozitë, kishim një njeri në krye që s’donte të rrëzonte Ramën.
Rama do të përmbyset, sa më shumë t’ia zgjasë vetes agoninë, aq më keq për të është.
Shqipëria ka nevojë të kthehet tek Republika e ligjit, zgjedhjet i fiton ai që do populli.
Nëse nuk është thirrur në SHBA si i pandehur ose nuk ka thirrur pluhrin e zanave, patjetër që do thotë diçka më 2 mars. Kur të mos jetë më drejtësia do veprojë ndaj tij.
Një orë e më parë të bëhet drejtësi, kushdo qoftë këta njerëz të korruptuar.
Si e komentoni përjashtimi i deputetëve? A është ky veprim për t’i mbyllur gojën opozitës?
Është një situatë e paprecedentë, nuk ka ndodhur të përjashtohen në seri deputetë të opozitës, Korrespondon dhe me ditët e fundit të Rilindjes, është një bishë duke ngordhur, po jep shpirt politik, Ramës po i bien puplat, sigurisht një lloj arrogance do tregojë.
Fokusi i qytetarëve do jetë tek “boll më”, opozita do t’i prijë.
Tubimet e opozitës gjatë Kuvendit?
Duhet një opozitë reaguese, duhet të shtojmë dozën e reagimit, jo vetëm të denoncimit. Kemi synim politik që duhet ta arrijmë. Në Këshilln Kombëtar të martën do vendoset se çdo bëhet deri më datën 3 mars për ti shkurtuar jetën politike Ramës.
Ka ardhur koha të mbrojmë demokracinë me pishtar në dorë jo me duar në xhepa. Rama duhet të largohet me çdo mjet e mënyrë.
3 marsi e premtja e zezë për Ramën, drejtësia të bëjë punën e vet. Nuk do të rilindë dot nga kryqëzimi që do i bëjë populli.
Sado të përpiqet të bëjë lojëra politike për krimin që ka bërë, do përballet me shqiptarët derisa të tërhiqet si kryeministër.
Nuk ka legjitimitet për të qëndruar si kryeministër.