Gjatë tre vjetëve të fundit, Kina ka përshtatur reagimin e saj ndaj COVID-19 mbi bazën e zhvillimit të gjendjes, duke fituar kohë të çmuar për një kalim sa më të lehtë të epidemisë
Kina ka arritur të optimizojë dhe të rregullojë masat e saj të parandalimit dhe kontrollit të COVID-19 që nga nëntori i vjetshëm, duke u përqendruar në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve e parandalimin e rasteve të rënda.
Që nga 8 janari 2023, epidemia nisi të menaxhohet me masat për sëmundjet infektive të kategorisë B, në vend të kategorisë A.
Kina ka realizuar një kalim të qëndrueshëm të fazave të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë në një periudhë relativisht të shkurtër kohe.