Keni bërë plane? Ja si parashikohet moti këtë fundjavë dhe sa shkojnë temperaturat

Shqipëria

Keni bërë plane? Ja si parashikohet moti këtë fundjavë dhe sa shkojnë temperaturat

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 08:08
Foto ilustrim

Sinoptikanët parashikojnë një fundjavë që pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qendrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

Në orët e mëngjesit përgjatë luginave prezencë të mjegullës së dendur.

Era pritet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 1 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat