Festa e Pavarësisë së Kosovës/ Spahiu: Ambasadorët e huaj e bojkotuan se i ftuar ishte Berisha

Shqipëria

Festa e Pavarësisë së Kosovës/ Spahiu: Ambasadorët e huaj e bojkotuan se i ftuar ishte Berisha

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 08:21
Kreshnik Spahiu

Analisti Kreshnik Spahiu ka bërë me dije pak më parë se ambasada e SHBA-së dhe ato europiane kanë bojkotuar festën e Pavarësisë së Kosovës.

Sipas tij, shkak për këtë është bërë ftesa që ambasadori Kosovës në Tiranë i ka bërë Sali Berishës. Spahiu thotë se në festë morën pjesë ambasada e Katarit, Kuwajtit, Turqisë dhe Egjyptit, por jo ajo amerikane dhe ato europiane.

“Incident diplomatik: Ambasadori Kosovës në Tiranë ka ftuar në festën e Pavarsisë Kosovës edhe Sali Berishën.

Për këto arsye festa sapo u bojkotua nga ambasadat e SHBA dhe ato europiane. Perëndimi e ka shpallur armik zyrtarisht këtë njeri. Madje edhe Kosovën e braktisin nëse i jep dorën atij.

Mori pjesë Katari, Kuëajti, Turqia dhe Egjypti”, shkruan Spahiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat