Partia Agrare Ambientaliste ka nisur fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit, betejë në të cilën kjo forcë politike do të fokusohet tek këshillat bashkiakë.
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, shfrytëzoi mbledhjen e konventës kombëtare për t’u bërë thirrje anëtarëve të kësaj force politike, të mbështesin në Durrës kandidatin e PD, Igli Cara.
Unë ju kërkoj ju anëtarëve të PAA të përkrahim Igli Carën, të punojmë për fitoren e tij dhe t’ia rikthejmë bashkinë qytetarëve pas një konsum mbi 20-vjeçar nga ana e mazhorancës
Por nëse në këto zgjedhje, Partia Agrare është pjesë e kampit opozitar, në betejën për zgjedhjet parlamentare Duka e ka lënë të hapur mundësinë për bashkëpunim me Partinë Socialiste.
Ne dëshirojmë interesin e zgjedhësve tanë dhe të hyjmë me koalicionin që na ofrojnë më shumë shanse për fitore dhe për realizimin e politikave të PAA
Partia Agrare Ambientaliste është një prej forcave opozitare, që ka kërkuar bashkimin e PD dhe daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale, sfidë e cila sot duket e pamundur.