Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të instaluar në Shqipëri një regjim personal kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë.
Përmes një reagimi të publikuar në Facebook, ku ka ndarë edhe një pjesë të fjalës së tij gjatë një konference, Meta shprehet se Rama ka përballë shqiptarët e ndershëm dhe opozitën, që sipas tij nuk i ndal askush për të mundësuar ndryshimin e madh.
Ai shtoi se Rama mund të ketë para sa të dojë, por sipas tij, shqiptarët e ndershëm dhe opozitën nuk e blen dot.
“Jemi në një Shqipëri tjetër, është një opozitë tjetër, një lidership tjetër opozitar. Mund ta mbyllë edhe në Amerikë, por në Shqipëri nuk e mbyll dot. E ka me të gjithë shqiptarët, për këtë grusht shteti që ka bërë. Mund të ketë lekë sa të dojë e të blejë kë të dojë, por Ilir Metën dhe Sali Berishën nuk i blen dot. As shqiptarët e ndershëm dhe patriotë”, është shprehur Meta në videon e ndarë nga ai.
Reagimi i Metës:
Përpjekjet e Edi Ramës për të instaluar regjimin e tij personal në Shqipëri kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë.
Edi Rama ka përballë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë dhe opozitën, të cilët nuk i ndal asgjë dhe askush për të realizuar Ndryshimin e Madh që qytetarët meritojnë. ✌️🇦🇱