Denigrimi dhe kërcënimi që kryeministri Edi Rama i ka bërë gazetarëve gjatë vitit të kaluar është vlerësuar si një fenomen shqetësues nga Instituti Ndërkombëtar i Shtypit.
Në një intervistë për Deutsche Welle, Jamie Wiseman nga ky institut, tha se shqetësues ishte edhe numri i rasteve të dhunës policore ndaj punonjësve të medias, të cilat përbëjnë 7 nga 17 rastet e regjistruara (41%), që u regjistruan.
Ish ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka shpërndarë sot në rrjetet sociale një vendi të Gjykatës Supreme në SHBA në vitin 1971 ku përballë njëra-tjetrës ishin New York Times dhe Qeveria e SHBA-e.
Statusi i Halimit
Fjalë të duhura nga Levizja e Gazetareve !
📍”New York Times Co. v. United States”, (1971 United States Supreme Court case) është një vendim historik për lirinë e medias!
“The Pentagon Papers” case ishte rasti i publikimit të sekreteve qeveritare për luftën në Vietnam nga dy super mediat botërore, “The New York Times” dhe “Washington Post” !
✅ Gjykata e Lartë e cila shqyrtoi brenda pak diteve akuzat e qeverise, theksoi:
❗️❗️❗️“Media mund të jetë e lirë kur i shërben të qeverisurve dhe jo qeverisë”!