Projekti për rrugën Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protestë

Shqipëria

Projekti për rrugën Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protestë

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 11:32
Banorët e Bërxullës

Banorët e Bërxullës kanë vijuar sërish protestën ditën e sotme pasi kundërshtojnë projektin e rrugës Thumanë-Kashar.

Në një deklaratë për gazetarin e Panorama TV, Klement Baçi njëri prej banorëve thotë se presin me patjetër një rrugëzgjidhje për problemin e tyre.

Këtu ka njerëz nuk ka kafshë që t’i shpërndajë gjithandej. Po presim dita ditës që të marrim një rrugëzgjidhje”, deklaroi ai.

Banorët paralajmërojnë se në rast se nuk dëgjohet zëri i atyre do të ndërmarrin akte ekstreme për të gjetur të drejtën e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat