Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se PL do të jetë një faktor vendimtar në kthimin e këshillave bashkiakë si zë i qytetarëve.
Ai shprehet se PL do të jetë mbështetja më e fortë për çdo qytetar që vuan pasojat e këtij regjimi kriminal dhe çnjerëzor.
Statusi i Ilir Metës
Partia e Lirisë do të jetë një faktor vendimtar për kthimin e Këshillave Bashkiakë, në këshilla ku dëgjohet zëri i qytetarëve.
Grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë do të jetë një grup i jashtëzakonshëm për të mbrojtur fort interesin publik dhe të qytetarëve tanë. Ne do të jemi mbështetja e fortë për çdo qytetar që vuan pasojat e këtij regjimi kriminal dhe çnjerëzor.