Aksident gjatë natës në autostradën Fushë Krujë-Laç, dëmtohen pasagjeret

Shqipëria

Aksident gjatë natës në autostradën Fushë Krujë-Laç, dëmtohen pasagjeret

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Gjatë natës në autostradën Fushë Krujë-Laç, një automjet me drejtues shtetasin A. Z., 37 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. N.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjeret që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi M. N, konkretisht shtetaset E. P., 44 vjeçe dhe K. P., 13 vjeçe, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Policia nuk ka dhënë detaje të hollësishme lidhur me rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat