PD: Rama tradhton Perëndimin/ “Lejoi hyrjen e anijeve me naftë ruse në Portin e Durresit”

Shqipëria

PD: Rama tradhton Perëndimin/ “Lejoi hyrjen e anijeve me naftë ruse në Portin e Durresit”

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 15:28
Floriana Garo

Partia Demokratike ka reaguar për 22 500 ton naftën ruse që u kap pak ditë më parë në Portin e Durrësi.

Përmes zëdhënëses Floriana Garo, opozita akuzon kryeministrin Edi Rama se po tradhton Perëndimin, duke bërë pakte me armiqtë për përfitime personale.

Anija e kapur me mijëra tonelata naftë vinte nga Rusia, një vend në sanksionet e ShBA dhe Bashkimit Europian.

Anijet me naftë ruse, apo nga zonat nën embargo si Libia e Siria, nuk janë tashmë një lajm i ri për kronikën policeske dhe mediatike.

Me sa duket, Rama me oligarkët e tij e kanë në gojë Perëndimin sa për sy faqe, por pas shpine, sa herë u jepet rasti dhe për përfitime personale, bëjnë pakte me të gjithë armiqtë e vendeve të lira.

Të hapësh Durrësin dhe Adriatikun për anijet ruse, një ëndërr e vjetër e Moskës, është një tradhti e dyfishtë kombëtare. Ta bësh këtë në kohë lufte, kur populli ukrainas përpiqet për lirinë dhe mbijetesën është tradhti globale.

Miqve ndërkombëtarë u themi: Edi Rama nuk mund të konsumojë më nga kreditet e mira të popullit shqiptar me qeveritë e vendeve tuaja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat