Ditën e sotme zhvillohet seanca e radhës parlamentare ku është parashikuar një interpelancë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu si dhe diskutime për disa projektligje dhe projektvendime.
Ndërkohë do të zhvillohet protestë e radhës nga opozita.
Rreth 700 efektivë policie janë vënë në gatishmëri para Parlamentit në orën 10:00. Gjithë perimetri i godinës së seancave plenare do të jetë i rrethuar me uniforma blu, ndërsa në të gjithë zonën janë shtuar masat e sigurisë.
Policia do marrë masa edhe për bllokimin e rrugëve, ku rreth orës 09:30 do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.