Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në fjalimin e tij para Kuvendit akuzoi kryesocialistin Edi Rama se ka uzurpuar Partinë Socialiste. Meta u shpreh se Rama largon çdo zë kundër nga radhët e tij, duke vrarë pluralizmin në Shqipëri. Për të konkretizuar këtë argument, kreu i PL ndau një histori nga koha kur ai ishte president. Sipas tij në ish-ministre nga kabineti i Edi Ramës u largua nga partia me premtimin se do bëhej ambasadore në SHBA.
Ajo zonja e nderuar as ambasadore nuk u bë, dhe as anëtare e asamblesë nuk u bë. Kemi bërë me një skizoften që edhe një njeri i vetëm që e kundërshton e bën ccmos që ta largojë.
Ndaj mos u habisni që ai të përjashtojë të gjithë deputetët e opozitës aty. Ai kërkon ta shkatërrojë pluralizmin. Këtë e kanë kuptuar edhe socialistët e ndershëm”, tha Meta.
Ndër të tjera Meta ripërsëriti akuzat e tij kundër Ramës lidhur me çështjen “McGonigal”. Ai u shpreh se kryeministri është i frikësuar, ndaj zgjedhë të përjashtojë deputetët nga foltorja.