Ambasadorja e BE në Tiranë, mesazh të fortë

Shqipëria

Ambasadorja e BE në Tiranë, mesazh të fortë

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 14:02
Christiane Hohmann

Christiane Hohmann ka qenë ditën e sotme në qytetin e Tiranës, për të kujtuar përvjetorin e nisjes së luftës në Ukrainë. Ajo tha se reagimi dhe mbështetja që ka dhënë Shqipëria për kombin Ukrainas është mbresëlënëse.

Ajo shtoi që solidariteti, mbështëtja dhe konsensusi i fortë që kanë shqiptarët i kanë treguar botës që kanë qënë një shtet i vërtet europian.

Pjesë nga fjalimi i Ambasadores:

Jeni burim admirimi për ne, për shumë u gabua dy herë, së pari që refuzuam të shihnim deri në momentin e fundit Rusinë për atë që ishte dhe është në të vërtetë, një anëtare e përhershme e KS të OKB që haptazi ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Kjo ishte e vazhdon të jetë një çështje agresioni të pastër e shkelje e kartës së OKB e shoqëruar me krime të tmerrshme lufte nga Rusia kundër popullit ukrainas që i dëshmojmë cdo ditë.

Për shumë u gabua dhe herën e dytë duke ulur shanset tuaja ushtarake pas 24 shkurtit.

Por ju, ukrainasit po kryeni cdo ditë një rezistencë heroike, kurajo rezistenca kanë sjellë shumë se sa thjesht admirim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat