Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për të caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 6 efektivët e policisë që ishin prezent në vendngjarje ditën e vrasjes së Pjerin Xhuvanit.
Lajmi bëhet me dije nga burime për gazetarin e Panorama TV, Ervin Leka.
Kërkesa e prokurorisë erdhi me argumentin se ata kishin parë furgonin e Strukturës së Mbrojtjes së Votës.
Kjo edhe për faktin që i pandehuri Arbër Paplekaj ishte i armatosur.