A ka pasur qeveria ukrainase kërkesa ndaj Shqipërisë? Deputeti socialist: Ne do luajmë rolin tonë!

Shqipëria

A ka pasur qeveria ukrainase kërkesa ndaj Shqipërisë? Deputeti socialist: Ne do luajmë rolin tonë!

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 20:53
Deputeti i PS, Denis Deliu

Deputeti i PS, Denis Deliu në një intervistë nga Kievi për Panorama TV ku ndodhet për 1-vjetorin e nisjes së luftës në Ukrainë, është shprehur se Shqipëria në çdo konferencë ka dënuar agresionin rus duke treguar qartë mbështetjen e saj.

Në fjalën e tij, Deliu tha se ky duhet të kishte qenë një vit reflektimi nga ana e Rusisë për luftën, ndërsa shtoi se vendi ynë do të qëndrojë krah Ukrainës si aleate e denjë e NATO-s dhe SHBA-së duke luajtur rolin e saj.

Sipas tij, disa marrëveshje ushtarake kanë mbetur të fshehta për shkak të deklaratave të Rusisë.

Pjesë nga biseda:

Deliu: Unë mendoj që është në të mirën e saj që të zbutet dhe të ulet në një marrëveshje, shpresoj që politika ruse të reflektojë. Ky vit duhet të kishte qenë reflektues për politikën, shtetin rus, ekspertët ushtarakë që kanë pësuar humbje të mëdha, kjo për shkak të një lufte për padrejtë.

Pyetje: A ka pasur qeveria ukrainase kërkesa ndaj Shqipërisë?

Deliu: Shqipëria e ka demonstruar që është një aleate e denjë e NATO-s, SHBA-së, ka treguar qartë me vendosmërinë e saj apo objektivat në çdo konferencë Shqipëria është shprehur qartë për të dënuar agresionin rus të padrejtë, të paligjshëm, unë mendoj që Shqipëria do t’u qëndroj në krah me aq fuqi modeste që do të ketë, do jetë krah Ukrainës dhe mendoj që marrëveshjet kanë vazhduar të ekspozohen edhe disa jo se ka marrëveshje ushtarake të fshehta për shkak se e tillë është situata pasi edhe Rusia me deklaratat e saj ka dashur të frikësojë shumë shtete se kush e ndihmon Ukrainën është një armik i Rusisë. Unë mendoj që deklaratat e Ukrainas ndaj Shqipërisë për ndihmë do të bëhen në kuadër të marrëveshjeve me NATO-n, mendoj që është Shqipëria do të luajë rolin e saj.

Pyetje: A po luftohet tani në Ukrainë?

Deliu: Në disa zona është e fokusuar ushtria ukrainase e cila sipas informacioneve të marra bën dhe planifikime. Por sot deri në këto momente informacionet ishin se Kievi do të sulmohej me raketa por kjo nuk ka ndodhur. Mendoj që Ukraina buxhetin e saj 75% e ka për ministrisë e Mbrojtjes, pjesa tjetër për nevoja e tjerat, i gjithë shteti është i fokusuar për të fituar luftën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat