Meta: Isha 30 vjeç kur bëra falas rrugën e Llogarasë, ndërsa rruga e Arbrit nisi me 75 mln euro dhe shkoi 350 mln euro

Shqipëria

Meta: Isha 30 vjeç kur bëra falas rrugën e Llogarasë, ndërsa rruga e Arbrit nisi me 75 mln euro dhe shkoi 350 mln euro

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 23:30
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Edi Rama

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzon kryeministrin Rama se ai dhe qeveria e tij është e korruptuar. Meta solli në vëmendje kohën kur ka qenë kryeministër, ndërsa tha se nuk është njësoj me atë, sepse kur ishte 30 vjeç ka ndërtuar rrugën e Llogarasë falas, ndërsa sot rruga e Arbrit ka nisur me 75 mln euro dhe 350 mln euro.

Po ashtu, Meta tha se Rama sillet në mënyrë kriminale me pedagogët, të cilët kërkojnë rritjen e pagave njësoj si koleget e tyre në rajon.

“Nuk jam njësoj me Edi Ramën unë. Unë nuk i jam shmangur ndonjë komisioni hetimor p[parlamentar. Unë nuk e kam shkelur asnjëherë kushtetutën, as kur kam qenë kryeministër dhe as kur kam qenë president. Përkundrazi e ka shkelur Rama dhe e ka nxjerrë Venecia.

Nuk jam njësoj me Edi Ramën, se ti e di si e kam bërë rrugën e Llogaritëse 30 vjeç në dimër, është edhe sot e kësaj dite, është bërë falas me xheniot e ushtrisë. Me 600 mijë euro bëheshin rrugët. Po Rama me sa i bën sot rrugët? E ka nisur me 75 mln euro Rrugën e Arbrit me çelësa në dorë, e ka çuar 350 mln euro dhe nuk dihet sa do shkojë.

Nuk jemi njësoj me Ramën, se unë isha 30 vjeç dhe i rrita pagat e pedagogëve. Rama që ka mundësi të jashtëzakonshme sillet në mënyrë kriminale ndaj pedagogëve”, tha Meta ne Syri Tv.

Me tej Meta u shoreh: “Unë do jem derisa në Shqipëri të konsolidohet referendumi dhe këtë e kam marrëveshje me zotin Berisha. Në 14 maj kthejmë llogaridhënien në këshillat bashkiake.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat