Vdekja e 22-vjeçares nga Kenia, shoqërohet në polici shoferi i kazinosë

Shqipëria

Vdekja e 22-vjeçares nga Kenia, shoqërohet në polici shoferi i kazinosë

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 09:51
Joy Ayoko

Shoqërohet në polici shoferi i kazinosë në të cilën punonte 22-vjeçarja nga Kenia, e cila humbi jetën pak ditë më parë. Gazetari Igli Çelmeta raporton se shtetasi Rodi Barçi, 32 vjeç, është shoqëruar në komisariatin numër 1 në Tiranë, për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë, si dhe i është bërë kontroll në banesë. Barçi dyshohet se është një nga personat e fundit që kanë pasur kontakt me 22-vjeçaren.

Kujtojmë se 22-vjeçarja Joy Ayoko, dyshohet se është hedhur nga banesa në të cilën jetonte në Tiranë më 13 gusht, e si pasojë e plagëve të rënda humbi jetën në 13 shkurt në një spital në Kenia.

Po ashtu po punohet edhe për rimarrjen në pyetje të shtetases keniane Emily Mutua, mikeshë e Joy. Shoqërimi i tij vjen pak ditë pas publikimit të dokumentarit të News24.

Policia ende nuk ka ndarë pistat në të cilat do të hetohet, por po mblidhen prova dhe materiale që mund të hedhin dritë mbi rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat