Dosja “CEZ”, Balla: Nuel Kalaj ka e-maile dhe telefonata me Berishën

Shqipëria

Dosja “CEZ”, Balla: Nuel Kalaj ka e-maile dhe telefonata me Berishën

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 10:20
Taulant Balla

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla e konsideron si skandalin më të madh financiar, privatizimin e OSSH-së te kompania CEZ.

Në një intervistë për mediat dje, Balla u shpreh se OSSH u shit pa bërë një inventar duke mos ditur vlerën reale dhe se ryshfeti për këtë privatizim, u pagua nga një bankë e nivelit të dytë.

Sipas Ballës, një person i quajtur Nuel Nik Kalaj ka pasur komunikime me e-maile dhe telefonata.

Ai ka bërë sekserin mes ish-kryeministrit Sali Berisha, familjarëve të tij dhe kompanisë që fitoi privatizimin e kompanisë OSSH.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat