Meta takohet me banorët e Laknasit: Në 14 maj çelet rruga për ndryshimin për të ardhmen

Shqipëria

Meta takohet me banorët e Laknasit: Në 14 maj çelet rruga për ndryshimin për të ardhmen

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 10:42
Ilir Meta

Kreu i Partisë ë Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me banorët e Laknasit në Tiranë.

Në një postim të bërë në Facebook, Meta shprehet i bindur për një fitore të sigurt në Bashkinë e Kamëz  më 14 maj, duke hapur sipas tij rrugën e ndryshimit për të ardhmen.

Postimi i plotë:

Së bashku me Kryebashkiakun e ardhshëm të Kamzës, Arjan Hoxha dhe Kryetarin e Partisë të Lirisë, Faik Bashën zhvilluam një bashkëbisedim të përzemërt me komunitetin e Laknasit.

Rritja e kostos të jetesës, mungesa e transparencës nga Bashkia për menaxhimin e buxhetit dhe taksave ishin disa nga shqetësimet e tyre.

Importimi i drejtorëve nga jashtë Bashkisë dhe mungesa e lidhjes të tyre me komunitetin dhe shqetësimet e tij ishin një tjetër shqetësim.

Ndamë besimin e plotë se fitorja e Bashkisë Kamëz do të jetë ndër më të thellat në 14 Maj dhe do të çelë rrugën e Ndryshimit për të ardhmen duke rivendosur llogaridhënien dhe interesin e qytetarëve të parin pa dallime partiake.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat