Një 76 -vjeçar nga Devolli është larguar nga banesa një ditë më parë, ndërsa nuk dihet ende asgjë për fatin e tij.
Kallëzimi është kryer në komisariatin e Devollit, nga një i afërm i tij.
“Më datë 24.02.2023, në Komisariatin e Policisë Devoll, është paraqitur shtetasi K. S., 66 vjeç, banues në Bilisht, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa ku jetonte i vetëm, një i afërm i tij, 76 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë.