Kreu i PL: Kjo Qeveri e korruptuar i detyron të rinjtë të largohen, do t’i japim fund

Shqipëria

Kreu i PL: Kjo Qeveri e korruptuar i detyron të rinjtë të largohen, do t’i japim fund

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 15:16
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë një video nga takimi që zhvilloi me strukturat e kësaj partie në Kukës ku u shpreh se ky qark është më i prekuri nga “drama e shpopullimit”. 

Në fjalën e tij, Meta fajësoi qeverinë për largimin e të rinjve, ndërsa premtoi se do t’i jepet fund këtij fenomeni.

Postimi i Metës:

Kukësi është Qarku më i prekur nga drama e shpopullimit, sepse kjo Qeveri e papërgjegjshme dhe e korruptuar i detyron të rinjtë dhe të rejat të largohen nga vendi.

Ne jemi të vendosur që t’i japim fund shpopullimit dhe t’u rikthejmë të rinjve kuksianë dëshirën që të ardhmen e tyre ta ndërtojnë në Shqipëri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat