Aksident rrugor në Has, makina humb kontrollin/ Plagoset shoferi, vdes bashkëshortja e tij

Shqipëria

Aksident rrugor në Has, makina humb kontrollin/ Plagoset shoferi, vdes bashkëshortja e tij

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Më datë 25.02.2023, në aksin rrugor Krumë -Kukës,  në vendin e quajtur “Qaf Tobli”, shtetasi Z. S. duke drejtuar automjetit tip “Volksëagen Passat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën bashkëshortja e tij, shtetasja F. S., 61 vjeçe.

Ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat