Pedagogia dhe psikologia Arjana Muça është shprehur se modelet e dhunës në shoqërinë shqiptare janë prezente edhe në shtresën më të lartë të shoqërisë, tek intelektualët.
Komentet Muça i bëri në një intervistë për Panorama TV, ku tha se në edukimin e fëmijëve duhet të ndikojë familja në bashkëpunim me disa institucione, ku shkollat sipas saj kanë një rol të veçantë.
Ajo shtoi se prindërit duhet të tregojnë më shumë kujdes për fëmijët e tyre dhe të monitorojnë informacionin që ata marrin në mediat sociale.
Sipas Muçës, një problem shumë i madh në ditët e sotme mbeten edhe lëndët narkotike, që sipas saj gjenden lehtësisht kudo, madje në disa raste edhe brenda institucioneve mësimore.
“Këto modele të dhunës që neve i shohim nëpër media nga shtresa më e lartë e shoqërisë, intelektualët tanë.
Patjetër që ka rëndësi, sepse ti hap një kanal televiziv dhe shikon se atje ka fyerje, ka dhunë verbal, etj.
Ne themi shpesh që jemi një popull gjaknxëhtë, por nëse modelet i ke dhe ato modele të nxisin drejt dhunës, patjetër që do të sillen ashtu.
Nëpër rrugët e Tiranës kam filluar të shikoj fotografitë e disa fëmijëve që janë shembuj. Është mirë që nëpër shkolal të flitet rreth këtyre individëve.
Sa herë që nuk shprehesh, që nuk nxjerr anën tënde emocionale, ti do të shkarkohesh diku dhe qoftë një ngacmim i vogël verbal do të bëjë të reagosh keq.
Ne e dimë se çfarë zhvillimesh ka jeta në ditët e sotme. Prindi duhet të jetë aty për të shpjeguar kur fëmija ka nevojë për diçka. Edhe mësuesi ka një rol shumë të madh. Jam shumë dakord që përgjegjësia nuk është vetëm brenda mureve të shkollës, por një ndërthurje e përgjithshme.
Ne jemi bërë njerëz indiferentë, kemi nisur të shohim egon tonë personale, kjo duket edhe në mënyrën që ne raportojmë dhunën. Ne bëhemi indifferent ndaj dhënës dhe për aq kohë sa kjo gjë vazhdon, të jeni të bindur se kjo dhunë do të vijojë. Gjithmonë duhet të jetë bashkëpunimi mes institucioneve dhe familjes. Ne shpesh shprehemi se si mund të zëmë ditën e të rinjve dhe aktivitetet kulturore dhe sportive janë elementi më i mirë që mund t’i bashkojë fëmijët.
Dhuna unë do të thosha që për këdo që e përjeton atë ka efekte afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata. Fëmija ndihet fajtor për çdo gjë, nuk ka besim më tek vetja dhe mund të çojë në vetëflijimin e tyre. Në ato ministudime që bëjmë me studentët, ne nxjerrim herë pas here konkluzione se nga vjen bullizmi dhe sim und ta parandalojmë atë. Kjo dhunë, ky agresivitet është diçka që nuk shfaqet menjëherë. Gjithmonë flitet për ndërgjegjësim.
Një sjellje anti-sociale duhet dënuar dhe pjesa tjetër e grupit të kuptojë që kjo sjellje nuk mund të përsëritet. Nëse shkolla thotë që rasti në fjalë është jashtë ambienteve të shkollës dhe nuk mund të marrim masa, të jeni të bindur se ky rast do të përsëritet.
Rrjetet sociale sot kanë një ndikim shumë të madh te të rinjtë dhe te adoleshentët. Ne e dimë sot se teknologjia sot ka një efekt të madh. Ata kanë nevojë të jenë në qendër të vëmendjes.
Sa herë që shpërndajnë mesazhe të tilla, ato kanë ngjyrim emocional brenda. Patjetër që ti do të reagosh. Ajo është njësoj sikur të jep një model që ti duhet ta ndjekësh.
Të gjitha platformat online kanë rregullat e tyre monitorues. Prindërit duhet të kujdesen që fëmijët të marrin në internet vetëm atë informacion që u nevojitet.
Ka një ndikim shumë të madh, duke nisur që nga politika jonë dhe deri te fëmijët në institucionet arsimore. Institucionet arsimore i mbyllin problemet brenda për brenda dhe nuk e çojnë më tej ndëshkimin.
Sot lëndët narkotike janë një shqetësim shumë i madh, sepse atom und t’i gjesh kudo. Ka raste kur ne i kemi gjetur ato brenda ambienteve mësimore. Kjo është e tmerrshme”, u shpreh Muça.