COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 352 testime, ka 17 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 8 të shëruar në 24 orët e fundit
25 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 352 testime, nga të cilët 17 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:
10 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Vlorë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Durrës, Himarë.
Janë 160 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,725 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 25 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 352
Testime totale 2,039,387
Raste pozitive 333,483
Raste të shëruara 329,725
Raste Aktive 160
Humbje jete 3,598
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 127
Fier 8
Vlorë 7
Berat. 5
Shkodër. 5
Lezhë. 4
Korçë. 3
Durrës. 1