Një aksident rrugor ka ndodhur pak mimuta më parë në afër qytetit të Pogradecit, ku një automjet “Audi Q7” me drejtues shtetasin me iniciale E.D ka dalë nga rruga dhe më pas ka përplasur automjuetin tip “Ford” me drejtues shtetasin me iniciale A.M.
Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se aksidenti ka ardhur pasi drejtuesi i “Audit” ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij.
Mësohet se nga përplasja janë dëmtuar drejtuesi A. M, bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij që ndodheshin në automjetin tip “Ford”, si dhe shtetasi T. K., 36 vjeç, pasagjer në automjetin tip “Audi Q7”,
Ata ndodhen aktualisht në spitalin e Pogradecit duke marrë ndihmën mjekësore dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 25.02.2023, rreth orës 18:20, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat, Pogradec, shtetasi E. D., duke drejtuar automjetin tip “Audi Q7”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe më pas ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. M., 36 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq.
Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi A. M. dhe pasagjerët (bashkëshortja dhe dy fëmijët e shtetasit A. M) të automjetit tip “Ford”, si dhe shtetasi T. K., 36 vjeç, pasagjer në automjetin tip “Audi Q7”, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesit e automjeteve, po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.