Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e tij për zgjedhjet e 14 majit në bashkinë e Sarandës.
Alibeaj prezantoi kandidatin Skënder Muço me strukturat e degës dhe mbështetësit e tij në qytetin bregdetar ditën e sotme.
Skënder Muço është qytetar nderi i Sarandës, kontribuues që në themelim në Partinë Demokratike.
Si dhe ka qenë këshilltar në Këshillin bashkiak.