Aksidenti i autobusit shqiptar në Kroaci, reagon presidenti Bajram Begaj

Shqipëria

Aksidenti i autobusit shqiptar në Kroaci, reagon presidenti Bajram Begaj

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 15:18
Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar për aksidentin e autobusit shqiptar në Kroaci, si pasojë e të cilit një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën rëndë.

Kreu i shtetit i shpreh ngushëllime familjes së 41-vjeçarit Gazmir Korbi, që u përplas për vdekje në aksident.

Sipas presidencës, Begaj siguron të gjithë familjarët e të lënduarve se po e ndjek situatën në vijimësi duke komunikuar me Ambasadorin shqiptar në Kroaci, si dhe me autoritetet kroate.

Të plagosurit po marrin trajtim mjekësor në spitalet e Kroacisë. Ndërkohë nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat