Banorët e Bërxullës në protestë: Rama i jep 250 mijë euro amerikanit, pse nuk ja jep atyre në nevojë?!

Shqipëria

Banorët e Bërxullës në protestë: Rama i jep 250 mijë euro amerikanit, pse nuk ja jep atyre në nevojë?!

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 17:28
Banorët e Bërxullës

Gjatë protestës së tyre kundër ndërtimit të aksit Thumanë-Kashar me pretendimin se pronat e tyre nuk po vlerësohen ashtu si duhet, banorët e Bërxullës nuk kanë kursyer as thirrjet kundër qeverisë duke denoncuar veprimet e tyre.

Banorët vunë në dukje se zëvendës kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Energjitikës Belinda Balluku “ha biftekë nga 1 milionë lekë”, ndërsa kryeministri Rama ha “dreka nga 10 mijë euro”, teksa vetë ata nuk kanë ushqim të mjaftueshëm.

Ata folën më tej edhe për aferën e korruptimit të ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal.

Duke thënë se pse Rama nuk ia dha paratë një qytetari në nevojë, por ia dha “amerikanit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat