Berisha: Dhjetra tendera fiton baxhanaku i kryeministrit. 10-tra tendera merr dhe thjeshtra

Shqipëria

Berisha: Dhjetra tendera fiton baxhanaku i kryeministrit. 10-tra tendera merr dhe thjeshtra

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 23:19
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta për të afërmit e kryeministrit Edi Rama. Në një takim me demokratët e Tiranës, Berisha tha se baxhanaku dhe thjeshtra e kryeministrit Edi Rama fitojnë me dhjetra tendera në kundërshtim me ligjin.

Kreu i PD-së gjithashtu akuzoi dhe vëllain e Olsi Ramës, duke e konsideruar si një prej personave më të rrezikshëm në Shqipëri. Sipas Berishës, emri i Olsi Ramës del tek lojrat e fatit.

Gjithashtu kreu i PD-së tha se Olsi Rama ndihmoi Genti Xhixhën, furnitorin e Kokainës së Xibrakës, që të largohej nga Shqipëria.

Berisha: Dhjetra tendera fiton burri i motrës së Linda Ramës, baxhanaku i Edi Ramës. Dhjetra tendera fiton thjeshtra. Ajo punon një kompani arkitektësh, mund të jetë e zonja por ajo kompani nuk mund të fitojë tendera, sepse Europa ka qindra kompani. Bota ka qindra kompani. Ajo për definicion ajo kompani përjashtohet nga tenderat. Erion Veliaj, ministrja e kulturës, çdo tender e fiton thjeshtra e Edi Ramës. Mos të flasim për Olsin, nuk ka person më të rrezikshëm, më peshkaqen. Olsi Rama është njeriu që përcolli Genti Xhixhën, furnitori i fabrikës së miellit në Xibrakë. Olsi Ramës i del emri si eminenca gri e lojrave të fatit në Shqipëri. Çfarë është kjo betejë e jona, ky revolucion? Ky revolucion është për të shpëtuar çdo shqiptar nga kjo qeveri, që po i largon njerëzit nga vendi.

Sot vendin e drejton mafia. Ne duhet të ngrihemi me forcën më të madhe. E theksoj përsëri, revolucionet i bëjnë pakica. Revolucionet paqësore i firmosin shumica me vota. Ne do ecim në këtë rrugë. Ne do bashkëpunojmë me çdo njeri që është i vendosur për të shpëtuar Shqipërinë dhe për t’i dalë Zot.

Kemi një moment të rëndësishëm. Protesta e 3 marsit. Nuk ka dhe nuk mund të ketë paqe për Edi Ramën. S’ka dhe s’mund të ketë stabilitet me Edi Ramën. Ata të cilët na sugjerojnë ne apo shprehen se po lëkundet stabiliteti, u themi haptas se nuk do ketë stabilitet derisa shqiptarët të votojnë të lirë. Në kulmin e zgjedhjeve më të këqija në histori. Ju kujtohen zgjedhjet e 25 prillit, patronazhistët që merrnin të dhënat tuaja. Armata e bandave në të gjithë vendin.

Buxheti i tërë i shtetit, shteti elektoral u vërsulën mbi popullin opozitar. Çdo gjë ishin, por zgjedhje jo. Do mbahen mend në histori se si guvernatorja shkoi natën e zgjedhjeve për të uruar zgjedhjen. Të nesërmen Matheë Palmer shkoi të nesërmen dhe tha se mezi pret të bashkëpunojë me Edi Ramën. Nuk e kemi shesh me lule këtë betejë, por e kemi betejë fisnike, për të ardhmen tonë. Ne jemi të pathyeshëm në këtë betejë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat